Milan e ka zyrtarizuar largimin e Marco Giampaolo, ndërsa vendin e tij pritet ta zë Stefano Pioli.
Ka qenë vetë klubi që me anë të një komunikate e ka zyrtarizuar largimin e italianit që e mori klubin vetëm gjatë verës.
“AC Milan konfirmon se e ka liruar Marco Giampaolon nga pozita e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi i është mirënjohës Marcos për punë e tij dhe i uron çdo të mirë në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim.
Official Statement: Marco Giampaolo ⬇https://t.co/PpcvyanX5f
— AC Milan (@acmilan) October 8, 2019
Giampaolo e kishte zëvendësuar Gennaro Gattuson te Rossoneriët në këtë verë, kur erdhi nga Sampdoria që kishte kaluar tri vite.
Katër humbje në shtatë ndeshjet e para të Serie A kanë qenë të rezultatet që nuk janë pëlqyer për drejtuesit e klubit.
Klubi ka qenë në bisedime me Luciano Spallettin dhe Stafano Piolin me këtë të fundit që e ka fituar garën.
Pioli pritet të gjatë mbrëmjes ose nesër të zyrtarizohet si trajner i Milanti me një kontratë një vjeçare.
Ai më parë ka drejtuar klube si Parma, Chievo, Bologna, Lazio, Inter dhe Fiorentina. /Telegrafi/