Leonardo Bonucci edhe zyrtarisht është lojtar i Milanit.
Milani me anë të një komunikate zyrtare ka konfirmuar kompletimin e transferimit dhe nënshkrimit të kontratës nga mbrojtësi italian.
Sipas komunikimit zyrtar nga Milani lojtari ka nënshkruar deri në vitin 2022.
“Milani është i ngazëllyer që të konfirmojë transferimin e Leonardo Bonuccit nga Juventusi. Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatën e Rossonerëve.
Në këtë komunikim shprehet ngazëllimi i Vincenzo Montellas i cili thotë se Bonucci është qendërmbrojtësi më i mirë në botë bashkë me Sergio Ramosin.
Bonucci kaloi te Milani për një shumë që besohet të jetë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/