Site icon Telegrafi

Zyrtare: Milani e largon Gennaro Gattuso nga posti i trajnerit

Gennaro Gattuso . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Klubi i AC Milan ka njoftuar se Gennaro Gattuso do ta lërë klubin nga roli i trajnerit të parë me një marrëveshje të dyanshme.

Klubi tani po punon që ta ofrojë një trajner të ri për ekipin e parë, para turneut veror dhe për ndeshjet e para sezonale të kampionatit vendor 2019/20, kupën e vendit dhe Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga AC Milan

“AC Milan dëshiron të falënderojë Gennaro Gattuso për udhëheqjen e tij gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit”.

Gattuso . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Një legjendë e vërtetë e Rossonerëve, Gennaro hyri në rol gjatë asaj që ishte një periudhë e vështirë për Klubin dhe ka performuar në mënyrë të mrekullueshme, duke siguruar numrin e pikëve më të madh që nga sezoni 2012/13”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Milani e largon Leonardon

“AC Milan tani duhet të shikojë të ardhmen, duke siguruar vazhdimësinë, stabilitetin financiar dhe rritjen e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gattuso. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Ivan Gazidis, drejtori ekzekutiv i Milanit, ka folur në faqen e klubit për largimin e trajnerit.

“Kam pasur privilegjin të njoh Rino Gattuso gjatë gjashtë muajve të fundit që nga ardhja ime në Klub. Rino ka dhënë gjithçka për përpjekjet tona këtë sezon dhe ka punuar pa pushim, gjithmonë duke marrë përgjegjësinë e plotë, duke vënë klubin mbi çdo konsideratë tjetër. Dua të them nga thellësia e zemrave tona, Faleminderit Rino”, ka thënë Gazidis. /Telegrafi/

Exit mobile version