Telegrafi

Zyrtare: Milani angazhon Oguchi Onyewu

27-vjeçari pati një paraqitje impresive në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e SHBA-ve, por kalimi i tij në Milan është pak befasues.

“Ekipi i Milanit dëshiron të informojë se ka arritur të angazhojë Oguchi Onyewu nga ekipi Standarg Liege. Futbollisti i cili angazhohet për kombëtaren e SHBA-ve, po ashtu ka edhe nënshtetësi belge dhe ka nënshkruar marrëveshje e cila do të skadon më 30 qershor 2012”, thuhet në deklaratën e rosonerëve.

Onyewu do të arrijë në Milan si lojtar i lirë, pasi marrëveshja e tij me ekipin Standard përfundoi në fund të sezonit të kaluar.