Telegrafi

Zyrtare: Microsoft prezanton tabletin Lumia 2520

Tableti Lumia 2520 do të jetë në dispozicion me operatorin mobil Telstra në Australi, ndërsa i njëjti do të jetë në dispozicion përmes kontratës me operatorin por edhe ndaras.

Lumia 2520 vjen me Windows 8.1 RT dhe përmban ekranin me 10.1 inç në HD, me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Tableti i ri i Microsoft bazohet në procesorin e Qualcomm, Snapdragon 800 me nje shpejtesi prej 2.2Ghz, ndërsa pajisja sjell edhe 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

Për më shumë, tableti Lumia 2520 ofron edhe portin për kartelën microSD për zgjerim të memories në 32GB, bashkë me baterinë në 8,000 mAh dhe kamerën e pasme me 6.7 megapiksel. / Telegrafi /