Telegrafi

Zyrtare: Microsoft prezanton Lumia 535

Microsoft Lumia 535 posedon procesorin e Qualcomm, Snapdragon 200 me 1.2GHz quad-core CPU. Ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet më tej nëpërmjet një porti për microSD.

Ekrani i pajisjes është me diagonalen prej 5” IPS me rezolucionin qHD (960 x 540 piksel), lexueshmërinë më të mirë edhe në diell dhe Corning Gorilla Glass 3. Kamerat në të dyja anët e telefonit sjellin nga 5MP, ndërsa bateria e telefonit do të jetë me 1,905mAh.

Microsoft Lumia 535 do të kushtojë rreth 110 euro, pa taksat respektive të vendeve në të cilat do të shitet. (Telegrafi)