Ballkani ka njoftuar se Mevlan Zeka nuk do të jetë më pjesë e tyre.
Përmes një komunikate, kampioni në fuqi i BKT Superligës së Kosovës bëri të ditur se ka shkëputur kontratën me sulmuesin.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) nga Ballkani:
???????????? ?????? ????!!??
Klubi ynë ju njofton se pas dy vitesh së bashku kemi shkëputur kontratën me sulmuesin nga Gjakova, Mevlan Zeken.
Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, Zeka e kërkoi largimin nga klubi pasiqë nuk i mjaftonte minutazhi në lojë. Ne e respektuam vendimin e tij dhe i urojmë shumë suksese në karrierë! /Telegrafi/