Wolverhampton Wanderers ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Meritan Shabanin për të rinovuar kontratën.
Skuadra angleze është bindur nga cilësitë e lojtarit shqiptar dhe i ka ofruar atij kontratë të re.
Sipas njoftimit zyrtar nga klubi, Shabani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me Ujqit.
Meritan Shabani has signed a new contract with the club, extending his stay until 2023.
Congratulations, Meritan!
— Wolves Academy (@WolvesAcademy) January 18, 2021
Lojtari 21-vjeçar ka arritur që të gjejë vetën mjaftë mirë te U23-shat e Wolvesit që prej kalimit të tij nga Bayern Munichu në vitin 2019.
Ai kishte debutuar në skuadrën e parë në takimin ndaj Readingut në Carabao Cup, duke dhënë një paraqitje mjaftë të mirë.
Deri më tani në këtë edicion, Shabani ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime për U23-shat që drejtohen nga James Collins. /Telegrafi/