Torino ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me Mergim Vojvodën.
Reprezentuesi i Kosovës do të jetë pjesë e skuadrës italiane deri në vitin 2025.
Këtë gjë, Torino e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale të tyre, duke bërë të ditur se Vojvoda do të qëndrojë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mergim Vojvoda deri më 30 qershor 2025”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Mergim Vojvoda ka lindur më 1 shkurt 1995. Ai u rrit si futbollist në ekipet e të rinjve të Standard Liege, dhe bëri debutimin e tij në ligën e parë belge me fanellën Royal Excel Mouscron në sezonin 2016-2017”.
“Pas tri vitesh, gjatë të cilave ai bëri 103 paraqitje në ligë dhe kupa – gjithashtu duke shënuar dy gola – ai u kthye në Standard Liège ku luajti edhe një sezon”.
“Në Toro që nga gushti 2020, me Granata ai krenohet me 103 paraqitje dhe 3 gola. Për të edhe 53 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Kosovës”, përfundon komunikata e Torinos./Telegrafi/
Mergim 2025 ✍
Esercitata l'opzione per il prolungamento del contratto fino al 30 giugno 2025 per Mergim Vojvoda 💪#SFT pic.twitter.com/gjpymySgB8
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) January 3, 2024