“Oferta e Besiktasit nuk mund të refuzohej si nga ana e klubit, ashtu edhe e lojtarit, pasi që mundësitë e Mërgimit për ta arritur në kulminacionin e karrierës si Ermal Kuqo dhe -ish basketbollisti i akademisë tonë, Kenan Spahiu në ligën turke, janë të mëdha. Mërgimi shumë shpejt mund të jetë edhe kosovari i parë që do të luajë në garën më të madhe të basketbollit Evropian, pra në Euroligë, dhe ndoshta një ditë edhe në NBA”, njofton klubi prishtinas.
Sigal Prishtina dhe Besiktasi me anë të kësaj marrëveshje kanë thelluar edhe më shumë bashkëpunimin, bashkëpunim i cili shërben edhe në ndërkombëtarizimin basketbollit kosovar.
Nënkampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës e falënderon Mërgim Jakupin për kontributin e tij të dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierën e tij, ku siç thonë prishtinasit, do të jetë ambasador i Prishtinës dhe Kosovës. /Express/Telegrafi/