Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mërgim Berisha prezantohet te Hoffenheim  

Mërgim Berisha është prezantuar të mërkurën te skuadra e Hoffenheim në Bundesliga.

Ai me skuadrën gjermane ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

“Hoffenheimi është klub interesant dhe unë do të doja të luaja rolin tim në zhvillimin e tyre të suksesshëm. Kushtet këtu janë ideale”.

“Është dëshmuar se në këtë klub paraqitja e lojtarëve është rritur shumë. Edhe unë do të punoj intensivisht për t’u ngritur, sepse në fund do të ndihmoj edhe ekipin edhe klubin”, ka thënë Berisha.

Lexo po ashtu Kalimi te Dortmundi dështoi, por Mërgim Berisha po transferohet te një skuadër tjetër gjermane për 14 milionë euro

Augsburgu do të përfitoj 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit kosovar të Gjermanisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version