Telegrafi

Zyrtare: Mërgim Bajrami i bashkohet Lirisë

Liria ka vazhduar me përforcime me tu rikthyer në Superligën e Kosovës.

Skuadra prizrenase ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Mërgim Bajrami, i cili vije në futbollin kosovar nga ai zvicerane.

23-vjeçari ka dalë nga akademia Grasshoppers, derisa ka luajtur me këtë skuadër edhe me ekipin e parë, për të bërë karrierë edhe te FC Schaffhausen, SC YF Juventus dhe Bruhl SG.

Njoftimi i plotë nga FC Liria (pa ndërhyrje):

Bajrami nënshkroi me Lirinë. Mërgim Bajrami, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Lirisë. Zyrtarët e klubit, kishin konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes palëve, ditë më parë. Tashmë Bajrami, ka nënshkruar kontratë me klubin.
Ai, pritet të jetë përforcim i rëndësishëm, duke ditur karrierën e bujshme që ka patur në Zvicërr me skuadrat: Cyrih, Grashopers, Shafausen etj.
Ndërkaq, te ‘bardhezinjtë’ vie nga skuadra SC Bruhl. Poashtu, Mërgim Bajrami ka qenë pjesë e U-19, e shtetit helvetik.
“Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen me klubin, prej nga kam dhe origjinën.Futbolli në Kosovë dhe në Prizren ka fansa shumë.Pres me padurim, të nisim me kampanjën stërvitore e më pas nisjen e garave”, ka thënë 23 vjeçari Bahrami, pas nënshkrimit të kontratës.
Ndërkaq, pronari Raman Kiqe, u shpreh: ” Bajrami është futbollistë cilësor.Në ditët vijuese, do të sjellim edhe emra të ri në klub”, ka thënë ai. /Telegrafi/