Telegrafi

ZYRTARE: Melo lojtar i Juventusit

Mesfushori brazilian i ka kushtuar Juventusit 20 milionë euro plus anësorin Marco Marchionni (i cili vlen 4.5 milionë euro).

“Jam i ngazëllyer që jam lojtar i Juventusit dhe mezi po pres të luaj këtu. Vërtet besoj në këtë skuadër, e cila është forcuar dhe mund të konkurrojë me këdo për të fituar trofe në shtëpi (Itali) dhe në Evropë”, ka thënë Melo për faqen zyrtare të Juvës.