Telegrafi

Zyrtare: Meha sapo nënshkroi me skuadrën e re

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e tij Konyaspor.

Drenicasi ka zhvilluar një stinor fantastik në elitën e futbollit turk, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Skuadra turke Konyaspor, i ofroi vazhdimin e kontratës, mirëpo një gjë të tillë Meha nuk e pranoi duke dëshiruar një eksperiencë të re.

30-vjeçari sapo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nasr që është kampione e tetëfishtë e shtetit.

Edhe pse nuk janë bërë me dije detajet financiare, besohet se me kontratën e re Meha do të fitojë shumë.

Sipas medieve turke Meha do të ketë një pagë rreth 3,5 milionë euro në stinor tek Al Nasr. /Telegrafi/