Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mbrojtësi Visar Berisha largohet nga Ballkani

Futbollisti i njohur, Visar Berisha do të largohet nga Ballkani në afatin kalimtar të janarit

Atij i përfundon kontrata me Ballkanin me datën 31 dhjetor 2021 dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Berisha thotë se prej 1 janarit është lojtar i lirë dhe i hapur për oferta të reja.

Ai nuk është angazhuar fare në këtë sezon nën drejtimin e Bekim Isufit.

“Ju njoftoj shok, miq e ju gazetar qe prej: 31.12.2021 më përfundon kontrata me KF Ballkanin dhe prej 01.01.2022 jam lojtar i lirë dhe i hapur për të gjithë për bisedime. Shihemi edhe më të fort në 2022″, ka shkruar ai.

Berisha ishte kthyer te Ballkani në vitin 2017, ndërsa më parë ka luajtur te Prishtina, Liria, Drenica e Winterthur dhe Schaffhausen në Zvicër. /Telegrafi/

Exit mobile version