Real Madrid kanë bërë të ditur se mesfushori Lucas Vazquez ka nënshkruar një marrëveshje të re afatgjate me klubin e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2021.
25-vjeçari i dalë nga akademia e klubit të Real Madridit, por që u bë i njohur pas një huazimit të suksesshëm në Espanyol në 2014-15 para se të kthehej për ‘Los Blancos’, tani është bërë një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së parë të ekipit.
“Real Madrid C. F. dhe Lucas Vazquez kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës së lojtarit, e cila e sheh atë të lidhur me klubin deri më 30 qershor 2021”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit, transmeton Telegrafi.
“Të enjten, në 1:30, Lucas Vazquez do të paraqitet para mediave në dhomën e shtypit në stadiumin Santiago Bernabeu”, përmbyllet deklarata e klubit mbretëror.
Pas ‘blindimit’ të këmbëshpejtit spanjoll, tani skuadra e Zinedine Zidane po mendon edhe renovimin me yjet e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. /Telegrafi/
📸📝👔 #Lucas2021 pic.twitter.com/Y3ZX3kGHRc
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 27, 2016