Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ushtrimin e kontrolleve në disa lokacione në Maqedoni.
MPB-ja bën të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë themelore kanë ndërmarrë aksion të kontrollimit në disa pjesë të Maqedonisë për të parandaluar trafikimin me migrantë.
Qëllimi i aksioneve është që të shkatërrohen grupet kriminale dhe të kapen migrantët ilegalë. MPB-ja do të del me të dhëna zyrtare pas përfundimit të aksionit.
Përndryshe, më herët u raportua se në Haraçinë ka ndodhur një aksion policor i ngjashëm./Telegrafi/