Gentian Mazrekaj, mbrojtësi i majtë është rikthyer në radhët e kampionit kosovar, Trepça ’89.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi mitrovicas duke bërë të ditur edhe arritjen e marrëveshjes.
Futbollisti gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës pejane të Besës, transmeton Telegrafi.
“E konfirmuar nga Presidenti Zeka. Kampionat nuk kanë të ndalur, përforcohen edhe në pozitën e mbrojtësit të majtë. Gentian Mazrekaj cili rikthehet te Trepça ’89 nga KF Besa-Pejë. Kryesia, Stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët i dëshirojmë Mirëseardhje dhe Suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mazrekaj ka kohë që nuk luan dhe pas operimit që e kishte sa ishte pjesë e 89-shit. /Telegrafi/