Telegrafi

Zyrtare: Mauricio Pochettino vazhdon edhe për pesë vite me Tottenhamin

during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Leicester City at Wembley Stadium on May 13, 2018 in London, England.

Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se e ka vazhduar kontratën me  Tottenham Hotspur edhe pesë vite të tjera. 

Pochettino që është 46 vjeç, u bashkua me Spurs në vitin 2014, ndërsa që atëherë e ka mbyllur në katër vendet e para, njëherë edhe nënkampion.

Ai e ka vazhduar kontratën se bashku me stafin e tij Jesus Perez, Miguel D’Agostino dhe Toni Jimenez, deri në vitin 2023.

“Unë jam i nderuar që kam nënshkruar një kontratë të re afatgjatë”.

“Kjo pasi po afrohemi në një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e klubit.  Do të jem menaxheri që do ta udhëheqë këtë ekip në stadiumin tonë të ri të klasit botëror”, ka thënë Pochettino, i cili është i lumtur edhe me vazhdimin e ndihmëseve të tij.

Kontrata e re e Pochettino raportohet të jetë me vlerë 8.5 milionë funte në vit për pesë vite.

Ai do të jetë trajneri i tretë më i paguar në Ligën Premier pas Pep Guardiolas dhe Jose Mourinhos. /Telegrafi/