Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se e ka vazhduar kontratën me Tottenham Hotspur edhe pesë vite të tjera.
Pochettino që është 46 vjeç, u bashkua me Spurs në vitin 2014, ndërsa që atëherë e ka mbyllur në katër vendet e para, njëherë edhe nënkampion.
Ai e ka vazhduar kontratën se bashku me stafin e tij Jesus Perez, Miguel D’Agostino dhe Toni Jimenez, deri në vitin 2023.
📝 We are delighted to announce that Mauricio Pochettino has signed a new five-year contract with the Club, which runs until 2023.
First Team Coaching staff Jesús Pérez, Miguel D’Agostino & Toni Jimenez have also agreed new contracts. 🙌
More ▶️ https://t.co/F4xw7B65E7 pic.twitter.com/fbmpHWoqPC
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 24, 2018
“Unë jam i nderuar që kam nënshkruar një kontratë të re afatgjatë”.
“Kjo pasi po afrohemi në një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e klubit. Do të jem menaxheri që do ta udhëheqë këtë ekip në stadiumin tonë të ri të klasit botëror”, ka thënë Pochettino, i cili është i lumtur edhe me vazhdimin e ndihmëseve të tij.
Kontrata e re e Pochettino raportohet të jetë me vlerë 8.5 milionë funte në vit për pesë vite.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 24, 2018
Ai do të jetë trajneri i tretë më i paguar në Ligën Premier pas Pep Guardiolas dhe Jose Mourinhos. /Telegrafi/