Telegrafi

Zyrtare: Mattia Binotto bëhet drejtor i përgjithshëm i Ferrarit

Drejtori i ri i Ferrarit në Formula 1 është drejtori i gjertanishëm teknik, Mattia Binotto.

Ky i fundit ka zëvendësuar Maurizio Arivabenea pas një sezoni në të cilin ekipi i famshëm italian ka dështuar për të fituar titullin në konkurrencën e shoferëve dhe konstruktorëve.

“Pas katër viteve të përkushtimit të palodhur, Maurizio Arrivabene ka lënë ekipin. Vendimi është marrë së bashku me drejtuesit e lartë, pas bisedimeve të gjata me të dhe interesave afatgjate personale”, shkruan në njoftimin e skuderisë italiane.

Ferrari ka njoftuar se 49-vjeçari ka marr detyrën menjëherë. Ai ishte drejtori teknik i Ferrarit që nga viti 2016, kur zëvendësoi James Alisonin dhe ka qenë në ekip për gati 25 vjet.

Arrivabene ishte drejtor i Ferrarit që nga viti 2015 dhe më parë ka punuar me Philip Morrisin, sponsorin kryesor të Ferrarit.

Ferrari sezonin e kaluar, ka arritur gjashtë fitore në 21 gara dhe ka humbur garën për titull për shkak të rezultateve të dobëta në gjysmën e dytë të sezonit, pavarësisht nga fakti se në disa raste gjatë kampionatit kishte bolidin më të shpejtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ferrarit

Mercedes ka dominuar, ku Lewis Hamilton fitoi titullin e pestë të kampionatit dhe bolidi gjerman fitoi gjithashtu titullin e pestë rresht në konkurrencën e konstruktorëve.

Për Ferrarin në sezonin e ardhshëm do të garojnë Sebastian Vettel dhe Charlem Lekler, ku ky i fundit do të zëvendëson Kimi Raikkonenin. /Telegrafi/