Site icon Telegrafi

Zyrtare: Matip vazhdon kontratën me Liverpoolin

Mbrojtësi Joel Matip e ka vazhduar kontratën me klubi dhe do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2024.

Këtë e ka konfirmuar kampioni i Evropës përmes faqes zyrtare.

Joel Matip ka nënshkruar sot kontratë afatgjate me klubin e Liverpoolit. Qendërmbrojtësi nënshkroi kontratën e re pasditen e së premtes në Melwood, thuhet në konfirmimin e klubit anglez.

“Nga jashtë, ju e dini që Liverpool është një klub kaq i madh – por kur jeni brenda, atëherë me të vërtetë ndjeni se sa i madh është klubi”.

“Në të gjitha vendet, tifozët janë kudo. Është një klub i madh për të cilin unë mendoj se çdo lojtar do të dëshironte të luante”.

“Është nder të jesh pjesë e klubit. Më bën të lumtur që njerëzit mendojnë se kam bërë një punë të mirë dhe ata duan të më mbajnë”, ka thënë Matip pas vazhdimit të kontratës.

Matip iu bashkua Liverpoolit si transferim i lirë nga FC Schalke 04 në verën e vitit 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version