Ka ardhur zyrtarizimi edhe nga Ballkani për mbrojtësin shqiptar Marsel Ismajlgeci.
Mbrojtësi shqiptar i bashkohet kampionit në fuqi të Kosovës si huazim një vjeçar nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar.
23-vjeçari që ishte zyrtarizuar ditën e djeshme nga skuadra boshnjake, tanimë është prezantuar në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.
Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.
23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.
Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. /Telegrafi/