Bafetimbi Gomis është futbollisti më i ri i Olympique Marseille.
Sulmuesi francez është zgjedhur si i pari në listën e zëvendësuesve të sulmuesit të larguar drejt Chelseat, Michy Batshuayit.
Gomis është transferuar nga kampionati anglez, apo më saktë nga skuadra e Swenseas.
Transferimi i Gomis për tek Marseille është bërë me anë të një huazimi të thjeshtë një vjeçar.
Ndryshe, qendërsulmuesi francez edhe më parë ka qenë pjesë e skuadrës franceze, ku u treguar shumë i suksesshëm. /Telegrafi/