Marseille konfirmon zyrtarisht se ka nënshkruar me mesfushorin e Romës, Kevin Strootman për 25 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.
Giallorossët pranuan një ofertë për holandezin gjatë fundjavës, dhe ai fluturoi dje për në Francë për t’i kryer testet mjekësore.
Sot skuadra e Ligue 1 e ka konfirmuar marrëveshjen me të në faqen zyrtare të klubit.
“Holanda, Itali dhe tani Franca për sfidën e tij të re me OM”.
“Kevin Strootman ka ndërruar 4 klube në 12 sezone në karrierës së tij si profesionist. Kevin tani është i Olympique”, thuhet në njoftimin e klubit francez.
Welcome to the #OMnation, @Kevin_strootman! 🇳🇱#KevinEstOlympien #OMnation 🔵⚪ pic.twitter.com/skqT40e5be
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) August 28, 2018
Edhe italianët e kanë konfirmuar mbylljen e marrëveshjes dhe shifrat.
“Klubi mund ta konfirmojë se është arritur një marrëveshje me Olympique Marseille për transferimin e Kevin Strootman”.
“Strootman, 28 vjeç, bashkohet me klubin francez për një tarifë fillestare prej 25 milionë eurosh”.
“Marrëveshja gjithashtu përfshin një numër bonusesh me vlerë 3 milionë euro”.
“Klubi dëshiron ta falënderojë Kevinin për shërbimin e tij gjatë viteve, dhe i dëshiron më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Romës. /Telegrafi/