Giuseppe Marotta është bashkuar zyrtarisht me Interin si drejtor ekzekutiv për sport.
Juventusi e kishte ndërprerë kontratën me të, ndërsa sot është emëruar nga bordi i Interit zyrtarisht si drejtor.
“Prej sot jam pjesë e Interit të madh”.
“Është një burim krenarie për mua, do ta mbaj pozicionin e rëndësishëm të drejtorit ekzekutiv të zonës sportive”.
“Kjo është një përvojë e rëndësishme në jetën time profesionale, plot me përgjegjësi të madhe”.
“Kjo nuk më tremb, por filloni një rrugë të re dhe duhet të jeni fitues”, ka thënë ai.
#Marotta: "Sekarang saya menjadi bagian dari klub hebat yaitu Inter, saya sangat bangga." #FCIM pic.twitter.com/fd4Q3661UI
— Inter ⭐️⭐️ (@Inter_id) December 13, 2018
Marotta ka punuar më parë edhe te Sampdoria.
Ai kulmin e tij e kishte arritur te Juventusi kur erdhi në vitin 2010, ndërsa e fitoi shtatë herë Serien A. /Telegrafi/