Telegrafi

FBK prezanton trajnerin e ri të Përfaqësueses së Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës sot në një konferencë për shtyp ka prezantuar trajnerin e ri të Përfaqësueses.

Greku, Christos Marmarinos ka marr drejtimin e ekipit përfaqësues të Kosovës.

FBK ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me trajnerin e njohur.

Dardanët do të luajnë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shkurt për para-eliminatoret e Botërorit.

Kosova, me 20 shkurt si vendas do të luajë ndeshjen e parë ndaj Islandës, kurse pas tri dite do të jemi mysafirë të Luksemburgut, andaj për Marmarnios, këto do të jenë dy sfidat e para nën drejtimin e Kosovës.

Trajneri i sapo emëruar, Christos Marmarios ka ftuar 17 basketbollistë. /Telegrafi/