Starti i mirë në kampionat duket se ka rritur oreksin e Ferizajt, me klubin bardhekaltër që ka vazhduar me përforcime.
Ferizajasit kanë zyrtarizuar edhe afrimin e mesfushorit ofensivë kroat, Marko Musulin.
Kroati së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska.
Njoftimi i plotë nga Ferizaj:
Welcome aboard, Marko Musulin
Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin.
Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska.
Musulin karakterizohet për kontrollen e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta. Vazhdojmë FCF. /Telegrafi/