Ish-numri një në botë, Maria Sharapova është pezulluar me dy vjet mos-lojë.
Kështu ka bërë të ditur Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF).
“Ndalimi ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2016, ndërsa tek sot ka marrë edhe formën e prerë”, shkruan në njoftimin e ITF-së, transmeton Telegrafi.
Pesë herë fituesja e Grand Slamit ka rezultuar pozitive për meldonium, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA-s).
Ndalimi mund të apelohet brenda një jave, edhe pse vështirë se do të mund ta fitojë rastin tenistja 29-vjeçare ruse. /Telegrafi/