Telegrafi

Zyrtare: Marco Motta huazohet te Juventusi

Në një komunikatë të lëshuar nga Juventusi thuhet se Motta është stërvitur me skuadrën bardhezi që nga e shtuna, ndërsa prej sot (e hënë) ai është zyrtarisht lojtar i Juventusit.

Marco Motta pati një sezon të shkëlqyer te Roma, ku ishte i huazuar sezonin e kaluar, mirëpo Giallorossët nuk arritën marrëveshje me Udinen për të mbajtur lojtarin në kryeqytet.

Juventusi është një ndër klubet më aktive në afatin e sivjetmë kalimtar veror, me transferime të Marco Storarit dhe Simone Pepes dhe ja tani Marco Mottas të kompletuara. /Telegrafi/