Ish-ylli i Juventusit, Claudio Marchisio ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë dyvjeçare me rusët e Zenit St Petersburg.
32-vjeçari ishte një agjent i lirë pas ndërprerjes së kontratës së tij me pëlqimin e ndërsjellë me bardhezinjtë.
Ai është nga Torino dhe kaloi praktikisht gjithë karrierën e tij me Juventusin, duke ardhur përmes akademisë së klubit dhe duke luajtur për ta në Serie B.
Benvenuto, Claudio 🌊🇮🇹
Claudio Marchisio is officially a Zenit-player!#MarchisioIsZenit pic.twitter.com/fAOBSEtyWZ
— FC Zenit in English✨ (@fczenit_en) September 3, 2018
Ai kishte vetëm një periudhë të shkurtër si huazim te Empoli në sezonin 2007-08.
Marchisio ishte lidhur me shumë klube jashtë Italisë, duke përfshirë Monacon, Paris Saint-Germain, Nice dhe Montreal Impact nga MLS.
Megjithatë, ai ka zgjedhur të shkojë në Rusi te skuadra e Zenit St Petersburg.
Read more about our new signing 👇https://t.co/AyT9b0I20Y#MarchisioIsZenit pic.twitter.com/PqTuQkCE1R
— FC Zenit in English✨ (@fczenit_en) September 3, 2018
Është vet klubi rus që ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin italian me anë të postimeve në faqet e tyre zyrtare në internet.
Ndryshe, klubi rus ka shumë lidhje me futbollin italian, pasi Domenico Criscito ka luajtur për shumë vite, ndërsa trajnerët e tyre të mëparshëm ishin Luciano Spalletti dhe Roberto Mancini. /Telegrafi/