Telegrafi

Zyrtare: Marchisio nuk luan në ‘Euro 2016’

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, e ka dëmtuar ligamentin e përparmë krucial të gjurit të majtë, ashtu që do të mungojë në ‘Euro 2016’.

Futbollisti italian u lëndua në ndeshjen kundër Palermos, të cilën Bianconerët e fituan me rezultat 4-0.

Testet mjekësore konfirmuan se lëndimi është serioz, ashtu që ai do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, por edhe në Kampionatin Evropian me Italinë.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Juve thuhet se në ditët në vijim, Marchisio do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Akoma nuk është e qartë se sa do të jetë kohëzgjatja e mungesës së mesfushorit, por lëndimet e këtilla zakonisht kërkojnë gjashtë muaj për rikuperim. /Telegrafi/