Claudio Marchisio ka shkëputur kontratën e tij me klubin italian, Juventus duke u larguar kështu pas 25 viteve të kaluara si pjesë e tyre.
Njoftimi i largimit të Marchisios nga Zonja e Vjetër ka ardhur me anë të faqeve zyrtare të klubit italian.
“Claudio Marchisio, sot shënon fundin e karrierës së tij me Juventusin, pas përfundimit të rënë dakord të kontratës së tij”.
25 unforgettable years in black and white draw to a close for @ClaMarchisio8 🏳🏴
Thank you for everything, Claudio! https://t.co/pZYAu9iGfs pic.twitter.com/AI6YtCmTQq
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 17, 2018
“Njëzet e pesë vjet kanë kaluar që kur Claudio veshi fanellën e zezë dhe të bardhë”.
“Ai ishte vetëm shtatë vjeç me dëshirën për të luajtur për klubin e tij të lindjes dhe një kokë plot ëndrra”.
“Faleminderit për gjithçka, Claudio! Ju urojmë gjitha të mirat!”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Klubi italian gjithashtu falënderoi mesfushorin, i cili fitoi tre Superkupa Italiane, katër trofe të Kupës së Italisë dhe shtatë Scudetto të njëpasnjëshme, duke ndihmuar klubin për të rishkruar përgjithmonë librat e historisë së klubit.
Për më tepër, Marchiscio bëri 389 paraqitje, duke shënuar edhe 37 gola në të gjitha garat me Juven dhe kështu ai gjendet në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje në histori të klubit. /Telegrafi/