Telegrafi

Zyrtare: Marash Kumbulla nënshkruan për Romën

(Foto: asroma.com)

Roma e ka kompletuar transferimin e Marash Kumbullës nga Hellas Verona, i cili në dy sezonet e ardhshme është lidhur për klubin nga kryeqyteti italian.

20-vjeçari iu është bashkuar Giallorossëve në formë huazimi dyvjeçar që është valid deri më 30 qershor 2022.

Si pjesë e marrëveshjes, huazime dyvjeçare janë përfshirë edhe për Mert Cetin, Matteo Cancellieri e Aboudramane Diaby, të cilët kanë shkuar në drejtim të kundërt.

(Foto: asroma.com)

Pas kompletimit të katër marrëveshjeje, çmimi neto që do të paguajë Roma është 13.5 milionë euro.

Në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse të lidhura me paraqitjet, arritjet e lojtari dhe klubit, që në total mund të arrijnë deri në 3.5 milionë euro.

Njëherësh, pas përfundimit të huazimit, nëse plotësohen kushtet, Kumbulla mund të nënshkruajë kontratë afatgjate, e cila do të jetë valide deri në verën e vitit 2025. /Telegrafi/