Site icon Telegrafi

Zyrtare: Maradona i bashkohet futbollit kinez, do të fitojë miliona euro pagë vjetore

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e futbollit kinez.

Argjentinasi ka pranuar ofertën e federatës së futbollit kinez për të punuar në një kampionat që po rritet ndjeshëm viteve të fundit.

Ai ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook duke falënderuar, zonjën Tanq Quinhui për mundësinë.

Ish-numri 10 i Argjentinës dhe Napolit do të kryejë një punë ku do të fitojë rreth katër milionë euro pagë vjetore.

Ai do të zbulojë talent të rinj dhe do t’ia propozojë klubeve kineze ata.

Ky vendim i qeverisë së futbollit kinez ka ardhur pasi dëshirojnë të qesin sa më shumë talente nga shkollat e futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version