Telegrafi

Zyrtare: Maqedonia e Veriut – Kosova, UEFA vendos të përdoret VAR-i

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Kosovës për përballjen në kuadër të play-offit në Ligën e Kombeve.

Përballja që zhvillohet më 26 mars të vitit 2020 do të ketë një risi të re, pasi për herë të parë do të përdoret VAR-i.

Komiteti i UEFA-s ka bërë të ditur se për ndeshjet e play-offit që zhvillohen në vitin e ardhshëm, do të përdoret video asistenti i gjyqtarit.

Lexo po ashtu Si mund të përfundojë Kosova në ‘grupin e vdekjes’ në Euro 2020 - kundërshtarë do të ishin Franca, Gjermania dhe Portugalia

Sistemi VAR do të përdoret në Evropë do të përdoret edhe në kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2022, gjë e cila do të aprovohet nga FIFA.

Lexo po ashtu Mediat serbe: 'Kokëdhimbje' për UEFA-n nëse Kosova kualifikohet në 'Euro 2020'

Kujtojmë se nëse Përfaqësuesja jonë arrin ta kalojë Maqedoninë e Veriut, atëherë do të ketë punë me njërin nga fituesit e përballjes, Gjeorgji – Bjellorusi, që po ashtu zhvillohet më 26 mars.

Përballja finale do të zhvillohet pas tri ditësh, e që edhe në atë përballje (gjithmonë nëse i kalojmë maqedonasit) do të jemi mysafir. /Telegrafi/