Manuel Neuer ka zgjatur kontratën e tij me FC Bayern Munich, e cila ishte caktuar të skadonte në fund të këtij sezoni.
Kontrata e re është valide edhe për një vit tjetër, deri më 30 qershor 2026. Ky do të jetë sezoni i 15-të i portierit me klubin.
“Më pëlqen shumë të luaj futboll dhe dua të mbetem lojtar i Bayernit. Jam ende i uritur dhe mezi pres një vit tjetër në këtë klub të veçantë”.
💬 Manuel Neuer: “Ich habe großen Spaß am Fußball und möchte weiter ein Spieler des FC Bayern sein. Ich bin noch immer hungrig und freue mich auf ein weiteres Jahr in diesem besonderen Verein.”
Alle Reaktionen: https://t.co/gupBuuchDA#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/cU98OLRdJN
— FC Bayern München (@FCBayern) February 3, 2025
“Ne kemi pasur gjithmonë bisedime të mira. Kjo është një ndjenjë e mirë. Ndihet mirë dhe ne kemi ende shumë objektiva për të arritur së bashku”, deklaroi portieri gjerman pas rinovimit.
Neuer iu bashkua Bayernit nga Schalke në verën e vitit 2011 dhe ka qenë kapiten që nga viti 2017.
𝑻𝒉𝒆 𝒍𝒆𝒈𝒂𝒄𝒚 𝒄𝒐𝒏𝒕𝒊𝒏𝒖𝒆𝒔 ❤️#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/MrfBTYE2Lg
— FC Bayern München (@FCBayern) February 3, 2025
Ai ka fituar gjithçka çka fitohet me klubin gjerman, përfshirë edhe dy herë Ligën e Kampionëve (2013 dhe 2020). /Telegrafi/