Telegrafi

Zyrtare: Manuel Akanji transferohet te Manchester City

Manchester City ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit zviceran Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Qendërmbrojtësi gjerman ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar kampionëve në fuqi të Anglisë, ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në verën e vitit 2027.

27-vjeçari u largua nga Dortmund pas katër viteve të kaluara te verdhezinjtë, derisa City pagoi 17,5 milionë euro për të.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj këtë aventurë”, tha fillimisht Akanji.

“City ka qenë një nga skuadrat më të mira në Evropë në sezonet e fundit. Ata janë të shkëlqyer për t’i parë dhe për të luajtur për ta”.

“Pep Guardiola është një menaxher i jashtëzakonshëm dhe kjo është një skuadër e madhe me futbollistë të mëdhenj, kështu që kjo është një mundësi emocionuese për mua”, deklaroi Akanji.

Reprezentuesi zviceran e ka nisur karrierën te Winteruth, derisa ka luajtur edhe për Baselin dhe Dortmundin. /Telegrafi/