Manchester City ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit zviceran Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.
Qendërmbrojtësi gjerman ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar kampionëve në fuqi të Anglisë, ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në verën e vitit 2027.
27-vjeçari u largua nga Dortmund pas katër viteve të kaluara te verdhezinjtë, derisa City pagoi 17,5 milionë euro për të.
We are delighted to announce we have completed the signing of Manuel Akanji from Borussia Dortmund! ✍️
Read more ⤵️
— Manchester City (@ManCity) September 1, 2022
“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj këtë aventurë”, tha fillimisht Akanji.
“City ka qenë një nga skuadrat më të mira në Evropë në sezonet e fundit. Ata janë të shkëlqyer për t’i parë dhe për të luajtur për ta”.
— Manchester City (@ManCity) September 1, 2022
“Pep Guardiola është një menaxher i jashtëzakonshëm dhe kjo është një skuadër e madhe me futbollistë të mëdhenj, kështu që kjo është një mundësi emocionuese për mua”, deklaroi Akanji.
Reprezentuesi zviceran e ka nisur karrierën te Winteruth, derisa ka luajtur edhe për Baselin dhe Dortmundin. /Telegrafi/