Telegrafi

Zyrtare: Manolas, lojtar i ri i Napolit

Kostas Manolas është një lojtar i ri i Napolit pas kalimit me sukses të testeve mjekësore, duke kompletuar transferimin prej 36 milionë eurosh nga Roma.

Qendërmbrojtësi grek ishte në Romë sot (e shtunë) në klinikën Villa Stuart për t’i kryer testet e tij mjekësore me mjekun e klubit të Napolit.

Këto teste mjekësore, Manolas i ka kaluar me sukses dhe Napoli ka zyrtarizuar transferimin e tij.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis konfirmoi transferimin me anë të një mesazhi në Twitter: ”Mirë se vjen Kostas!”.

Manolas sapo ka mbushur 28 ​​vjet dhe ka qenë në Itali që nga largimi i tij nga Olympiakos te Roma në vitin 2014 për 15 milionë euro. /Telegrafi/