Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mane prezantohet te Bayerni

Bayern Munich ka prezantuar zyrtarisht Sadio Manen.

Bavarezët e kanë kompletuar transferimin e senegalezit nga Liverpooli në një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025.

“FC Bayern ka nënshkruar me Sadio Mane nga Liverpool. Sulmuesi 30-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë me kampionët e rekordeve gjermane deri më 30 qershor 2025”, thuhet në komunikatën e kampionit të Bundesligës.

Lexo po ashtu Mane thyen heshtjen për largimin nga Liverpooli dhe për t'iu bashkuar Bayernit

Mane u shpreh shumë i lumtur me kalimin në Alianz Arena, duke shpresuar që të fitojnë shumë trofe së bashku

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam te FC Bayern në Mynih. Ne folëm shumë dhe ndjeva interesim të madh nga ky klub i madh që në fillim, kështu që për mua nuk kishte asnjë dyshim”.

“Është koha e duhur për këtë sfidë. Unë dua të arrij shumë me këtë klub, edhe në Evropë. Gjatë kohës sime në Salzburg kam parë shumë ndeshje të Bayernit – më pëlqen shumë ky klub!”, ka thënë senegalezi. /Telegrafi/

Exit mobile version