Telegrafi

Zyrtare: Mandzukic deri 2020 në Juventus

Mario Mandukic i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes futbollistike.

Sulmuesi kroat ka vazhduar kontratën me kampionin italian Juventus.

Ai do të qëndrojë te skuadra italiane deri në vitin 2020, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se reprezentuesi kroat ka qenë objektiv i shumë skuadrave evropiane ndërsa deri më tani ka pasur 70 paraqitje me juventinët dhe ka shënuar 23 gola.

Kujtojmë se këtë vit është edhe finalist i Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin. /Telegrafi/