Steve Mandanda e ka kompletuar transferimin e tij te Marseille nga Crystal Palace.
Francezi ishte bashkuar me Crystal Palacen në qershor të vitit 2016, por nuk u gjend mirë në klub pasi portieri i parë është Wayne Hennessey.
Mandanda ka kryer transferimin për 2 milionë euro, që mund të rritet në 6 milionë.
Portieri ka nënshkruar për tri vite me klubin e madh francez.
32-vjeçari kishte kaluar më parë nëntë vite te Marseille si portieri i parë. /Telegrafi/
OFFICIAL ✅ | Olympique Marseille agree terms with @CPFC to bring french international @SteveMandanda back to the club. #SteveEstOlympien pic.twitter.com/05FHaX7xLv
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) July 11, 2017