Telegrafi

Zyrtare: Mancini, trajneri i Zenitit

Zenit St. Petersburg e ka konfirmuar Roberto Mancinin si trajner të tyrin.

Trajneri italian edhe pse kishte kërkesa nga Italia, ai vendosi ta vazhdojë karrierën në Rusi.

Marrëveshja është tri vjeçare.

Mancini së fundmi ishte trajner i Interit, ku u shkarkua pa filluar kampionati.

Italiani ka udhëhequr edhe Manchester Cityn ku ishte shpallur kampion në Angli. /Telegrafi/