Telegrafi

Zyrtare: Mancini largohet nga Interi

Interi ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare se Roberto Mancini nuk është pjesë e klubit nga Milano.

Klubi italian para pak minutash ka lëshuar një komunikatë zyrtare të cilën mund të lexoni më poshtë.

“F.C Internazionale Milano komunikon se është gjetur akordi për zgjidhjen konsesuale të kontratës me trajnerin Roberto Mancini. Shoqëria dëshiron të falënderojë Roberton për punën që ka bere qe nga pranimi i kontratës në nëntor 2014”.

“Ne sezonin e shkuar skuadra ishte në krye të Serie A për shumë kohë, por përfundoj në vendin e katërt duke u kualifikuar menjëherë për në fazën e grupeve te Ligës Evropa. Dëshirojmë te falënderojmë Roberton për impenjimin dhe profesionalizmin e treguar ndaj klubit në këto 20 muaj pune”, ka shkruar Interi në faqen zyrtare. /Telegrafi/