Telegrafi

Zyrtare: Manchester United siguron shërbimet e sulmuesit holandez Wout Weghorst

Wout Weghorst është futbollisti më i ri i gjigantit anglez Manchester United.

Sulmuesi holandez ka qenë i huazuar te Besiktas këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar katër herë në 18 paraqitje.

Por pas insistimit nga trajneri Erik Ten Hag, Djajtë e Kuq kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e tij si huazim gjashtë mujor nga skuadra tjetër angleze Burnley.

United e ka huazuar sulmuesin holandez për gjashtë muaj, por nuk e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

“Ndihem i privilegjuar që i bashkohem Manchester United. Kam luajtur kundër klubit në të kaluarën dhe është një ndjenjë fantastike që tani të kem mundësinë për të veshur fanellën e famshme të kuqe. Unë kam parë përparimin e Unitedit nën menaxhimin e Ten Hag.

“Gëzohem që jam këtu dhe mezi pres të filloj të luaj rolin tim në shtyrjen e ekipit drejt synimeve të tij”.

“Çfarëdo që të ndodhë në muajt e ardhshëm, mund të premtoj se do të jap gjithçka klubit për sa kohë që jam këtu”,u shpreh Weghorst. /Telegrafi/