Site icon Telegrafi

Zyrtare: Manchester City nënshkruan me Angelinon e PSV-së

Manchester City ka konfirmuar nënshkrimin me Angelinon, një vit pasi kishte shitur atë te PSV, duke e përdorur të drejtën e riblerjes.

Ka qenë City që e kishte futur në kontratë një klauzolë të riblerjes për spanjollin që u transferua në Eredivisie në vitin 2018.

Tarifa do të jetë 12 milionë euro edhe pse burime brenda klubit anglez, flasin për një shifër më të ulët diku rreth 6 milionë euro.

22-vjeçari pritet të ofrojë mbulim për Oleksandr Zinchenko dhe Benjamin Mendy sezonin e ardhshëm dhe ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare.

“Jam shumë i kënaqur që jam bashkuar me Cityn, një klub që luan futboll të pabesueshëm nën drejtimin e Pep Guardiolas”, ka thënë Angelino.

Ai e bëri debutimin e tij  me Cityn nën drejtimin e Manuel Pellegrinit në vitin 2016 kur luajti 30 minuta ndaj Aston Villas.

Angelino lë PSV me 43 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar një gol dhe duke ofruar 12 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version