Manchester City ka konfirmuar transferimin e Erling Haaland nga Borrusia Dortmund.
Qyetetrët në ueb faqen e tyre kanë shkruar se kanë arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit Erling Haaland.
Ai do të bashkohet me klubin anglez nga 1 korriku 2022.
Manchester City can confirm that we have reached an agreement in principle with Borussia Dortmund for the transfer of striker Erling Haaland to the Club on 1st July 2022.
The transfer remains subject to the Club finalising terms with the player.
— Manchester City (@ManCity) May 10, 2022
Manchester City ka shkruar se kushtet e transferimit mes klubeve nuk do të behën të ditura.
Haaland ka qenë subjekt i kërkimit nga shumë klube evropiane i Real Madrid dhe Barcelona.
Norvegjezi është një nga lojtarët më të talentuar në futboll, ndërsa rritjen e tij e konfirmojnë golat e shumta të shënuar në vitet e fundit me Borussia Dortmund dhe RB Salzburg. /Telegrafi/