Telegrafi

Zyrtare: Manchester City e paguan në zyrat e La Ligas klauzolën e Rodrit, 70 milionë euro shkojnë te Atletico Madridi

Rodrigo Hernandez "Rodri". (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Manchester City e ka ushtruar të drejtën e blerjes në zyrat e La Ligas për mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrigo Hernandez.

Ka qenë vet klubi i Atleticos që e ka njoftuar lajmin se Rodri do të bashkohet me kampionët e Anglisë.

“Përfaqësuesi i lojtarit dhe përfaqësuesit e klubit anglez janë shfaqur në selinë e La Ligas për të ushtruar blerjen e klauzolën”.

“La Liga njoftoi të mërkurën Atletico Madridin se Rodrigo Hernandez, i përfaqësuar nga një prokurë, dhe përfaqësuesit e Manchester City janë shfaqur në selinë e agjencisë së futbollit në mënyrë që të ushtrojë zgjidhjes e klazuolës së lojtarit”.

“Manchester City e ka depozituar shumën e klauzolës në emër të lojtarit”, thuhet në njoftimin e Atletico Madridit.

Rodrigo Hernandez “Rodri”. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Klauzola e ish-mesfushorit të Villarrealit ishte 70 milionë euro. /Telegrafi/