Klubi anglez, Manchester City ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Etihad deri në vitin 2025.
Mesfushori belg, i cili ishte lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier vitin e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje të re me Cityn.
Marrëveshja e re e De Bruynes është e vlefshme për katër vitet e ardhshme dhe do ta mbajë atë në Etihad deri në ditëlindjen e tij të 34-të.
De Bruyne kishte ende dy vjet në kontratën e tij aktuale, por City donte ta lidhte atë me një marrëveshje më të gjatë pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në botën nën urdhrat e Pep Guardiolas.
⚠️ DEFENDERS BEWARE ⚠️
We're thrilled to announce @DeBruyneKev has signed a contract extension until 2025! ⚡️
Tap to read the full story ⬇️
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) April 7, 2021
“Jemi të ngazëllyer për të njoftuar se De Bruyne ka nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2025!”, thuhet në njoftimin e Cityt.
Ndryshe, De Bruyne gjatë karrierës së tij te City deri më tani ka zhvilluar 255 ndeshje, duke shënuar 65 gola dhe duke bërë 105 asistime. /Telegrafi/
The story continues! 💙 #KDB2025 pic.twitter.com/MgShNY30Hh
— Kevin De Bruyne (@KevinDeBruyne) April 7, 2021